7 të pandehurit akuzohen për grabitjen e parave në pistën e Rinasit

Prokuroria Kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar ka përfunduar hetimet dhe ka kërkuar të marrë si të pandehur 7 personat e arrestuar për super grabitjen e rreth 6 milionë Eurove në aeroportin e Rinasit më Prill të vitit të kaluar.

Për grabitjen e bujshme, SPAK akuzon vëllezërit Klement dhe Eldi Çala, Renaldo Sula, Sajmir Çela, Alkond Bengasi, Oltion Veselin, Elton Piklin dhe Talo Çelën, ky i fundit ndodhet ende në kërkim. Ndërkohë për Ragip Hajdinin, i njohur edhe si “Daja”, do të pushohen hetimet, pasi ndërroi jetë në Spitalin e Traumës pak ditë më parë.

Sakaq vijojnë hetimet për të gjetur paratë e grabitura, për të cilat prokuroria nuk ka akoma asnjë provë se ku mund të jenë fshehur. Gjatë grabitjes në Rinas u vra edhe Admir Murataj që dyshohet se ka qenë truri i supergrabitjes ku dështoi edhe siguria e aeroportit.

Tashmë gjykata do të vendosë nëse çështja do të kalojë për gjykim, do të pushojë akuzën ose do ta kthejë për rihetim.

Tv Klan