Prokuroria u komunikon akuzat 19 të pandehurve

Rreth 4 milionë Euro janë abuzuar nëpërmjet skemave mashtruese me faturat fikive për inceneratorin e Fierit, sipas Prokurorisë së Posaçme. SPAK u ka komunikuar akuzat zyrtare për shpërdorim detyre korrupsion dhe pastrim parash 21 ish-zyrtarëve të Ministrisë së Mjedisit për abuzime me inceneratorin e Fierit. 

Mes personave që janë marrë të pandehur është ish-Ministri i Mjedisit Lefter Koka, ish-Deputeti Alqi Bllko dhe ish-Drejtoresha e Koncesioneve në Ministrin e Energjetikës Etleva Kondi. Në dosjen e SPAK janë të specifikuar shkeljet ligjore dhe abuzimet që kanë kryer secili nga personat e dyshuar.

Në njoftimin zyrtar të SPAK, theksohet se koncesioni për ndërtimin e inceneratorit të  Fierit ka vlerën totale rreth 33 milionë Euro. Prokuroria thekson se në bazë të rezultateve të hetimit janë konstatuar disa shkelje ligjore.  Sipas SPAK, Alqi Bllako ka përfituar nga punësimi fiktiv i babit si drejtor kantieri në mënyrë të parregullt vlerën e 15 milion Lekëve. Po ashtu nëpërmjet faturave fiktive ka përfituar në mënyrë të parregullt disa miliona Euro edhe ish-ministri Lefter Koka për të favorizuar shoqëritë që do të merrej me ndërtimin e inceneratorit.

Ndërkohë Etleva Kondi ka shkëmbyer emaile me bosët e inceneratorëve duke u dërguar atyre të dhëna që kishin të bënin më kontratat koncesionare. Po ashtu nga hetimet e deri tanishme rezulton se nga shoqëria që ka përfituar koncesionin dhe shoqëria që ka zbatuar punimet për ndërtimin e objektit të koncesionit janë pranuar fatura tatimore shitjeje dhe janë paguar detyrimet financiare për këto fatura tatimore për disa shoqëri të tjera, për punime që në të vërtetë nuk janë kryer.

Gjithashtu nga ana e anëtarëve të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave nuk kanë respektuar ligjin e prokurimeve. Avokatët e të dyshuarve kanë 10 ditë kohë për të paraqitur argumentet e tyre dhe më pas dosja do të shkojë në dyert e gjykatës për seancën paraprake.  Me urdhër-arrest për këtë çështje janë në kërkim ndërkombëtarë janë Klodian Zotot, Arber Denizi, Juri Ymeraj, Silvester Dreza, Arjola Kodra, Luran Dusha dhe Xhuzepe Çiafalion.

INCENERATORI I FIERIT 

Lefter Koka

Alqi Bllako

Pëllumb Abeshi

Azem Shatëri

Erjon Murataj

Florjan Muçaj

Klodian Zoto

Arenc Myrtezani

Sabina Cenameri

Etleva Kondi

Arben Dervishi

Regan Merdani

Robert Shabani

Gentian Zifla

Enver Sheshi

Arber Denizi

Juri Ymeraj

Silvester Dreza

Arjola Kodra

Luran Dusha

 Giuseppe Ciaffaglione

Klan News