SPAK merr në pyetje 3 zyrtarë të tjerë të Ministrisë së Mbrojtjes

SPAK merr në pyetje 3 zyrtarë të tjerë të Ministrisë së Mbrojtjes

16:15 06/05/2020

PD kallëzoi Ministrinë e Mbrojtjes për tenderat e ushqimeve

Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit ka marrë në pyetje tre zyrtarë të tjerë të Ministrisë së Mbrojtjes në lidhje me hetimet që po zhvillohen për tenderin e ushqimeve, pas kallëzimit të Partisë Demokratike.

Mëngjesin e së mërkurës janë marrë në pyetje Gëzim Jaçe, Ajet Maksuti dhe Ervis Feta, anëtarë të vlerësimit të ofertave. Një ditë më parë kanë dhënë deklarime në prokurori edhe Ylli Ymeri, Dafina Meça dhe Adriatik Dapaj. Mësohet se të gjashtë anëtarë kanë deklaruar se procedura e ndjekur prej tyre për tenderat ka qenë korrekte.

Partia Demokratike dorëzoi në SPAK kallëzim penal me 6 akuza ndaj Ministres të Mbrojtjes, Olta Xhaçka për tenderin e ushqimeve me vlerë 1.5 mln euro, që sipas selisë blu, u fitua pa garë nga një kompani maqedonase.

Tv Klan

Të ngjashme

Grupi

Kallezo