Hetimet pas akuzave të PD për tenderat gjatë pandemisë

Pas akuzave të Partisë Demokratike për disa tendera gjatë periudhës së pandemisë dhe të cilësuara sekret, Struktura e Posaçme Antikorrupsion ka nisur të marrë në pyetje disa zyrtarë shtetërore.

Burime pranë Prokurorisë së Posaçme bëjnë me dije se në pyetje janë marrë Ylli Ymeri, Dafina Meçaj dhe Adriatik Dapaj.

Ymeri është kryetari i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave dhe Drejtor i Përgjithshëm në Ministrinë e Mbrojtjes.

Zyrtarët janë thirrur për të dhënë sqarime mbi tenderin e fituar nga një kompani në fillim të Marsit.

Tv Klan