Çlirim Gjata: Rama nuk e shkarkoi, por e ndihmoi që të mbyllej dosja

Pas pushimit të çështjes kundër kryebashkiakut të Bulqizës Lefter Alla, i cili ishte filmuar duke konsumuar lëndë narkotike, ka reaguar Partia Demokratike.

Sekretari për Çështjet ligjore në PD, Çlirim Gjata, thotë se ky është modeli i Edi i Ramës

“Kryebashkiaku i Bulqizës është pasqyra ku të gjithë mund të shohin Edi Ramën e kokainës. Ai ka përgjegjësinë politike për përzgjedhjen e këtyre individëve që nuk përfaqësojnë qytetarët shqiptarë. Edi Rama duhet të kishte ushtruar përgjegjësinë ligjore për shkarkimin nga detyra të Lefter Allës dhe jo të zvarriste hetimet e pastaj t’i mbyllte ato, duke bërë njerëzit për të marrë dhe duke u thënë se kryebashkiaku që shikoni në video nuk po konsumon drogë.  Përdorimi i kokainës në ambiente publike nga Edi Rama i Bulqizës provon, për fat të keq,  degradimin e Partisë Socialiste nga një parti politike në një bandë trafikantësh dhe përdoruesish droge”.

Gjata ka ngarkuar me përgjegjësi edhe SPAK-un, si dhe thotë se ndaja e krimit nga politika, është emergjencë kombëtare.

Tv Klan