Jonaid Myzyri, kreu i Komisionit të Prokurimeve Publike u mor në pyetje këtë të martë për herë të dytë në Prokurorinë e Posaçme.

Myzyri u paraqit i vetëm në ambientet e SPAK dhe qëndroi aty për më shumë se dy orë.

Burime thanë se ai është pyetur në bazë të një procedimi që po hetohet për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” dhe lidhet me procedura të tenderave.

Në dalje nga SPAK ai nuk komentoi për mediat arsyen e paraqitjes së tij në SPAK. Myzyri mban postin e kreut të KPP që prej vitit 2020.

Tv Klan