Prokuroria ka siguruar prova të reja që mund të çojnë në identifikimin e autorëve

Rinisin hetimet pas 7 vitesh për vrasjen e biznesmenit Artan Santo. Burime për Klan News pohojnë se dosja hetimore është hapur nga Prokuroria e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Po i njëjti burim thotë që rihapja e çështjes është bërë për shkak se janë gjetur fakte të reja që ndihmojnë hetimin. 

Kjo dosje ishtë në duart e prokurorëve të kryeqytetit, por më pas ata shpallën moskopetencën pasi dyshohet se krimi është kryer nga një grup kriminal shumë i rrezikshmë që vepron në Shqipërinë e mesme.

Dosja e vrasjes së biznesmenit në zemër të Tiranës ishte pezulluar për mungesë provash, por u vendos që të rihapet sërish për shakak se ka indicie dhe dyshime të arsyeshme se kush mund të jenë ekzekutorët dhe me pas të zbulohen edhe porositësit.

Për këtë çështje forcat RENEA kanë zhvilluar disa operacione por pa rezultat. Në orët e para të mëngjesit të datës 26 Qershor të 2014, Artan Santo një nga bankierët më të njohur në vend u ekzekutua në mes të Tiranës sapo zbriti nga makina e tij për të hyrë në një bankë të nivelit të dytë ku ishte bashkëpronar dhe drejtor ekzekutiv.

Klan News