Të dënuar në Itali për trafik droge dhe grup kriminal

SPAK ka njoftuar sot sekuestrimin e pasurisë së vëllezërve Armand dhe Gerti Marku si dhe familjarëve e afërme të tyre.

Armand Marku rezulton i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi gjykata e Milanos e ka dënuar në 2017-ën me 6 vjet e 2 burg për trafik droge dhe bashkëpunim në krim.

Po ashtu, 2 vëllezërit janë në kërkim edhe nga Interpol Roma pasi gjykata e Firences ka vendosur një urdhër arresti ndërkombëtar për “pjesëmarrje në Organizatë Kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”.

SPAK u ka sekuestruar vëllezërve truallin 688 metër katror, një hotel dhe pishina e ngritur në zonën e “Kanalit të Çukës” në pronësi të Petro Branko.

Është sekuestruar edhe një njësi shërbimi në Tiranë e blerë në vitin 2017 për 105 mijë euro.

Tv Klan