Akuzohet se bashkë me kunatin trafikuan 1650 kg drogë

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar ka dërguar për gjykim çështjen kundër Astrit Beqiri, i cili së bashku me kunatin e tij, Jetmir Kastrati, dyshohet se kanë trafikuar më shumë se 1650 kg kokainë dhe heroinë brenda vendeve te BE-së.

Gjatë hetimeve, autoritetet daneze zbuluan se kreu i grupit kriminal është Jetmir Kastrati i cili të ardhurat nga droga, i dërgonte “cash” në Shqipëri, ku më tej investoheshin në pasuri të paluajtshme, si dhe në aktivitete biznesi. Paratë silleshin nga Kopenhageni në Maqedoninë e Veriut, duke i transportuar me një kompani autobusësh në Tetovë. Më pas ato merreshin nga Dhimitër Shkodrani dhe përfundonin tek Astrit Beqiri në Shkodër.

SPAK thotë se Jetmir Kastrati është personi që merrej me trafikun e drogës në Europë dhe ndodhet i arrestuar në Danimarkë.

Në hetim janë edhe disa persona të tjerë në Shqipëri, që mendohet se bënin pastrimin e parave që vinin nga shitja e drogës. Ndër pasuritë e sekuestruara është Pulari “Rens 2015”, e cila ndodhet në Shkodër, 6 banesa, makina, por edhe 173 mijë euro dhe 8.6 milionë lek të reja.

Pasuritë e sekuestruara

  • 173.500 euro dhe 8 629 000 lekë
  • Pularia “RENS 2015”
  • Gjashtë banesa në Velipojë, Shkodër;
  • Motorr tip “Motorr Yamaha”
  • Automjet BMË X5
  • Automjet tip Benz Mercedes
  • Automjet tip “Volksëagen Golf”
  • Automjet tip “Fiat”
  • Automjet tip “Mercedes Benz E250TD”
  • Furgon ngjyrë e verdhë, i markës IVECO
  • Furgon i markës ATP, Daimler Chrysler

Tv Klan