Prokuroria e Posaçme njoftoi se vuri në sekuestro preventive një tjetër pasuri që dyshohet se përdoret nga kryebashkiakut Erion Veliaj dhe bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa.
Bëhet fjalë për një apartament në zonën e Selitës, që sipas SPAK, rezulton e regjistruar në emër të një kompanie.
Me sekuestrimin e këtij apartamenti, prokuroria thotë se ka faktuar një tjetër rast të fshehjes së pasurisë, në ngarkim të Xoxës, si dhe e ka shtuar këtë akuzë edhe për kryebashkiakun.
Hetimi i disa mujor çoi në pranga kryebashkiakun Erion Veliaj, për veprën e korrupsionit pasiv dhe fshehjes së të ardhurave.
Në akuzë u vendos dhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa si dhe disa biznesmenë.
Tv Klan