Prokuroria e Posaçme ka lëshuar urdhër-arrest për Shefin e Qarkullimit Rrugor në Tiranë Roven Zeka. Burime për Klan News bëjnë me dije se po me urdhër të SPAK është lëshuar e njëjta masë sigurie për dy zyrtarë të tjerë në radhët e Policisë, Edison Tabaku dhe Sokol Novaku.
Tabaku është oficer i Policisë Gjyqësore, ndërsa Novaku ka qenë me detyrë shef krimesh në Elbasan e Kavajë, por ka mbi 1 muaj si Shef i Sektorit të Aksidenteve në Komisariatin e Policisë Rrugore në kryeqytet.
Zeka u emërua në këtë detyrë në Dhjetor të 2024-ës.
Aktualisht, dyshohet se ata kanë abuzuar me detyrën duke konsumuar elementë të veprës penale “Korrupsion”, lidhur me një aksident ku është përfshirë një grua. Ka dyshime se aksidenti në fjalë ka ndodhur 1 javë më parë te Unaza e Madhe. “Masat janë ekzekutuar nga ana e AMP-së, ata janë dërguar në bllokun e sigurisë”, raportoi gazetari Besar Bajraktaraj.
Këto janë informacionet e para për rastin, ndërsa pritet që Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion të dalë me një njoftim zyrtar.
Lajmi është në përditësim…