Prokuroria e Posaçme (SPAK) mësohet se ka lëshuar urdhërarreste për disa persona këtë të mërkurë. Burime për gazetaren Glidona Daci bëjnë të ditur se bëhet fjalë për pjesëtarë të dyshuar të një grupi kriminal, të akuzuar për pastrim parash e kontrabandë të mallrave.

Disa prej të arrestuarve janë Sokol Idrizaj, Elda Idrizaj, Vangjush Kashari, Agustin Mesuli, Altin Doda, Florjan Bakri dhe Tomor Baruti.

Mes të arrestuarve, sipas gazetares, ka edhe punonjës policie. Po ashtu, gazetarja mëson se i arrestuar është edhe Sokol Idrizi, ish-shoferi i Ardi Veliut (kreu i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore). Idrizi është arrestuar së bashku me bashkëshorten. Gazetarja Daci thotë se ata dyshohet se sillnin nga Franca ora të vjedhura e sende të tjera me vlerë. Mes tyre gazetarja mëson se sillnin edhe para.

Sokol Idrizaj
Sokol Idrizaj

Idrizaj ka qenë shofer i Veliut kur ky u fundit mbante pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Akuzat e ngritura nga SPAK janë: “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit kriminal; “Ushtrimi pa licencë i veprimtarisë bankare” kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit kriminal; “Kontrabanda me mallra të tjerë”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit kriminal; Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë, grup i strukturuar kriminal dhe Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”./tvklan.al