Ish-tekniku i Interit firmosi një kontratë dy vjeçare me të kaltrit

Luciano Spalletti është zyrtarisht trajneri i Napolit. Ish-tekniku i Interit firmosi një kontratë dyvjeçare, ku do të përfitojë 2.7 milionë euro në një sezon.

Ai do të zëvendësojë teknikun Gennaro Gattuso.

Presidenti i të kaltërve Aurelio de Laurentis dha lajmin se Spalletti do të jetë trajneri i ri duke nisur që nga 1 Korriku.

Ai i uroi mirëseardhjen e shprehu bindjen se bashkë do të bëjnë një punë të madhe.

Katër ditë i mjaftuan numrit 1 të klubit për të bindur 62-vjeçarin që ta pranonte këtë projekt.

Tekniku toskan rikthehet kështu në drejtimin e një ekipi pas dy viteve pushim.

Në dy vite te zikaltrit, ai siguroi kualifikimin për në Ligën e Kampionëve.

Dhe pikërisht ky do të jetë objektivi parësor te Napoli, kualifikimi në Ligën e Kampionëve në sezonin e ardhshëm.

Këtë vit skuadra dështoi në javën e fundit të kampionatit.

Kur ka drejtuar Romën ai ka fituar dy Kupa të Italisë dhe një Superkupë italiane si edhe dy herë titullin kampion në Rusi me Zenitin.

Klan News