Kush do ta ndalë Juventusin? 14 fitore dhe 43 pikë në renditje që e mbajnë Juven në krye madje edhe si skuadra me e mirë europiane në 15 javë kampionat. Megjithëse luajti mirë, Inter iu përul në shenjë nderimi skuadrës torineze në një ndeshje që u vendos në pjesën e dytë nga një gol i Mandzukiç.

Zikaltrit ishin të pafat në pjesën e parë kur Gagliardini goditi shtyllën. Ekipi i Spallettit mundi të fitonte terren me kalimin e minutave dhe brenda 30 minutave të para patën dy raste për të kaluar në avantazh. Pjesa e dytë veç golit të Juves dhe përpjekjeve të Inter tregoi edhe mungesën e Cristiano Ronaldos që ndoshta për herë të parë në këtë sezon kaloi një ndeshje në hije. Pas avantazhit Juventus e kontrolloi mirë lojën, ndërsa Inter nuk reshti përpjekjet. i trishtuar Spalletti menjëherë pas përfundimit të ndeshjes

Luciano Spalletti, trajner i Inter:

Nuk na interesojnë komplimentet, pasi nuk e përfunduam punën. Skuadra komandoi lojën. për këtë arsye duhej të kish marrë edhe rezultatin. Tashmë nuk ka asgjë që shpaguan mungesën e fitores.

Ndërsa Allegri vlerëson skuadrën për pjesën e dytë të lojës

Massimiliano Allegri, trajner i Juventus:

Në pjesën e dytë u treguan me të rregullt. Kishim një mesfushor më shumë që ishte Mandzukic. Rritën ritmin e lojës, fizikisht ishim më mirë dhe më të saktë. Nuk i lejuam kundërshtarit situata të favorshme.

Pas kësaj fitoreje, Juventus shkon e qetë drejt disa ndeshjeve të vështira në kampionat si derbi me Torinon, dhe përballjet me Romën dhe Atalantan.

Tv Klan