Trajneri i Italisë, Luciano Spalletti beson te fitorja ndaj Gjermanisë dhe kualifikimi për në gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve.
Pavarësisht humbjes 2-1 në ndeshjen e parë, “axurët” do të kërkojë përmbysjen në Dortmund.
Në konferencë për shtyp, trajneri Luciano Spalleti deklaroi se skuadra duhet të tregojë të njëjtën paraqitje si në ndeshjen e parë dhe mund të marrë triumfin.
“Do të bëj katër ndryshime në formacion. Ka disa humbje që i bëjnë gjërat të duken sikur nuk kanë ndodhur kurrë. Kjo ishte e tillë. Pësuam dy gola për shkak mungesës së përqendrimit. Në bëmë atë që duhej për të fituar, por nuk ia dolëm.
Në thelb do të përpiqemi të përsërisim të njëjtat gjëra për të marrë fitoren. Nëse bëjmë të njëjtat gjëra si në ndeshjen e parë, rezultati do të jetë i ndryshëm. Në fushë do të hedh më pak imagjinatë për zgjedhjet individuale”, deklaroi Spalletti.
Ndeshja Gjermani-Itali do të luhet të Dielën, duke nisur nga ora 20:45, në stadiumin “Signal Iduna Park”. /tvklan.al