Prokurorët spanjollë ngritën akuzë ndaj këngëtares kolumbiane, Shakira, duke thënë se ajo ka dështuar të paguajë rreth 14.5 milionë Euro tatime në vendin ku luan futboll bashkëshorti i saj.

Akuzat u ngritën në rajonin e Katalonisë, ku këngëtarja është prezente shumë shpesh për të përcjellur ndeshjet e futbollit të ekipit të Barcelonës, pjesë e të cilit është partneri saj,Gerard Puqie.

Prokurorët thanë se Shakira nuk pagoi tatimet gjatë kohës sa ka jetuar në Spanjë, gjatë viteve 2012- 2014, raporton agjencia Reuters.

Përfaqësuesit e këngëtarës së njohur botërore, Shakira, thanë se ajo nuk jetonte në Spanjë deri në vitin 2015, dhe se ajo ka përmbushur të gjitha detyrimet tatimore ndaj Spanjës.

Këngëtarja Shakira dhe futbollisti Pique janë në lidhje që nga viti 2010 dhe kanë dy fëmijë. /REL