Miqësoret e së premtes kishin shumë përballje të forta. Spanja barazoi 1 – 1 me Gjermaninë, kampione e botës në fuqi, në sfidën e luajtur në Duseldorf. Rodrigo Moreno shënoi që në minutën e parë pas pasimit të Iniesta, ndërsa gjermanët barazuar rezultatin brenda pjesës së parë me Thomas Muller.

Italia nuk po jep ende shenja përmirësimi. Skuadra që drejtohet provizorisht nga Di Biagio u mund me rezultatin 2 – 0 nga Argjentina në takimin e luajtur në Mançester. Me portierin Caballero në formë argjentinasit fituan falë golave Banega dhe Lanzini. Argjentina nuk kishte Messi në fushë për shkak të një problemi fizik.

Anglia mundi me rezultatin 1 – 0 Holandën në Amsterdam. Kjo sfidë u vendos nga goli i Lingard. Kolumbia mundi me përmbysje 3 – 2 Francën. Në Paris shënuan fillimisht dy herë vendasit më pas erdhi reagimi i amerikano-jugorëve.

Brazili u argëtua duke fituar 3 – 0 me Rusinë. Golat në takimin e Moskës u shënuan në pjesën e dytë me autor Miranda, Coutinho dhe Paulinho.

Kundërshtari i Shqipërisë në miqësoren e të hënës Norvegjia, ia doli të fitojë 4 – 1 me Australinë në Oslo. Kamara spikati në këtë ndeshje me 3 gola të realizuar.

Tv Klan