Mbrëmja e sotme do të shohë duelin në distancë mes Spanjës dhe Portugalisë. Spanja që do të jetë përballë Marokut duket se do ta ketë më të lehtë, pasi afrikanët nuk kanë me pretendime.

Por më e rrezikuar duket se do të jetë Portugalia. Irani ka tre pikë dhe një fitore aksidentale e skuadrës së Queros, do të ishte fatale për Ronaldon dhe skuadrën e tij.

“E kemi arritur objektivin me praninë tonë këtu. Tashmë luajmë për të vazhduar ëndrrën. Ndërsa Portugalia luan sepse ka detyrime dhe përgjegjësi më të mëdha. Çdo që më shumë që ne mund të arrijmë do ti kalojë pritshmëritë tona”, tha Carlos Queiros.

 Irani s’ka asgjë për të humbur dhe në mbrëmjen e sotme do të shkarkojë të gjithë arsenalin e vet. Portugalisë mund t’i mjaftojë edhe një barazim pa lodhje për tu kualifikuar por ambicia për të marrë vendin e parë do të prevalojë mbi pragmatizmin. Me disiplinë, portugezët do t’i binden strategjisë së teknikut të tyre për të marrë fitoren e radhës, me shumë mundësi edhe Ronaldo do të bëjë maksimumin për të qenë protagonist.

Tv Klan