Gjysmëfinalja e dytë e Ligës së Kombeve diskutohet mes Spanjës dhe Italisë. Dy kombëtare tepër të forca, që e shikojnë fitimin e turneut si rrugën e shkurtër për të garantuar prezencën në Euro2024. Ndeshja e tretë e Luis de la Fuente në krye të Spanjës ka një rëndësi të veçantë për iberikët, pasi sfidojnë në Holandë një kundështar si Italia.

Sfida e Ligës së Kombeve ndaj një rivali të vjetër e gjen në një moment mjaft interesant kombëtaren iberike. Spanja vjen pas humbjes në grupin eliminator të Europianit ndaj Skocisë dhe pritet të bëj kthesën. Dueli i Tëentes është një përsëritje e përballjes së Nations League në vitin 2021, ku Spanja i dha fund rekordit botëror të Italisë prej 37 ndeshje pa humbje me një fitore 2-1.

Gjithsesi, Italia e ka marrë vetën pas dështimit për tu përfaqësuar në Kupën e Botës 2022, teksa kryesuan grupin e Ligës së Kombeve ndaj kombëtareve si Gjermania, Hungaria dhe Anglia. Bilanci i përballjeve mes dy kombëtareve flet në favor të Spanjës. Iberikët kanë fituar 13 dhe barazuar 12 nga 35 ndeshjet në total, me Italinë që ka arritur të triumfojë në 10 raste.

Klan News