Spanja e Luis Enrique e nisi me një fitore të rëndësishme Ligën e Kombeve. Ish-trajneri i Barcelona debutoi me triumf, duke mundur Anglinë 2 – 1 me përmbysje të shtunën në “Wembley”. Rashford shënoi fillimisht për vendasit pas 11 minutash lojë. Goli nuk i dha më shtysë anglezët që vuajtën presionin e spanjollëve.

Avantazhi zgjati vetëm 2 minuta, pasi Saul Niguez rivendosi barazimin, ndërsa në të 32’ ishte radha e Rodrigo të kalonte Spanjën përpara. De Gea ishte në formë duke ndalur goditjet e sulmuesve të Anglisë. Me rifillimin e pjesës së dytë Luke Shaë pas përplasjes me Carvajal la fushën me barelë.

Frika e momenteve të para kaloi dhe pritet që Shaë të marrë veten për t’u rikthyer sa më shpejt. Në kohën shtesë Wellbeck shënoi, por goli iu anulua për ndërhyrje të parregullt. Në takimet e tjera të ditës bie në sy fitorja 6 – 0 e Zvicrës ndaj Isalndës.

Në këtë sfidë shënuan Xherdan Shaqiri, Albian Ajeti dhe Admir Mehmedi, ndërsa Granit Xhaka mbajti shiritin e kapitenit.

Tv Klan