Spain-IniestaSpanja ka mundur Bolivinë me rezultatin 2 – 0 në takimin e zhvilluar në stadiumin “Ramon Sanchez Pizjuan”, e gjykuar një treshe arbitrash shqiptarë e kryesuar nga Lorenc Jemini. Ekipi kampion i botës në fuqi ka hasur pak vështirësi gjatë pjesës së parë, ndërsa në të dytën nuk i ka dhënë mundësinë kundërshtarit të rrezikojë.

Golat janë shënuar nga Fernando Torres me 11-metërsh dhe Andres Iniesta. Spanja nuk ka qenë e plotë në këtë takim ku kanë munguar lojtarët të cilët u aktivizuan në finalen e Champions League të shtunën e kaluar. Përfaqësuesja spanjolle është pjesë e Grupit B në Botëror ku janë dhe Hollanda, Kili dhe Australia.

Fitore edhe për Uruguajin që ka mundur Irlandën e Veriut me rezultatin 1 – 0. Ekipi amerikanojugor ka qenë pa lojtarin e saj më të mirë Luiz Suarez, i cili po riaftësohet nga dëmtimi.

Në miqësoret e tjera bie në sy fitorja 3 – 0 e Anglisë nga Perusë dhe suksesi 2 – 1 Bosnje-Hercegovinës ndaj Bregut të Fildishtë.

TV KLAN