Spanja do të fillojë aplikimin e Nenit 155 të Kushtetutës, që e lejon të vendosë sundimin direkt mbi rajonin e Katalonjës në kohë krize.

Zyra e Kryeministri spanjoll tha se ministrat do të takoheshin për të aktivizuar nenin 155, pasi udhëheqësi katalanas kërcënoi se do të shpallë pavarësinë.

Në një letër dërguar kryeministrit të Spanjë, lideri i Karalonjës, Carles Puigdemont ka deklaruar se është i gatshëm të shpallë pavarësinë nëse nuk ofrohet dialog nga qeveria spanjolle.

Letra erdhi si kundërpërgjigje që qeveria spanjolle kishte vënë për pezullimin e autonomisë së Katalonjës, nëse rajoni nuk heq dorë nga përpjekja për pavarësi, sot deri në orën 10:00.

Pas referendumit të 1 tetorit, udhëheqësi katalanas, Carles Puigdemont, nënshkroi deklaratën për pavarësi, por më pas heqi dorë, për t’i hapur rrugë dialogut. 

/tvklan.al