Kusht, kryerja e te dy dozave ndaj Covid-19. Fëmijët mbi 6 vjeç me test negativ

Prej datës 7 Qershor, autoritetet spanjolle kanë njoftuar se lejohen të hyjnë në Spanjë të gjithë turistët nga vendet jashtë Bashkimit Evropian dhe Zonës Shengen, me kusht që të jenë vaksinuar.

Sipas këtij rregulli të gjithë qytetarët shqiptarë me pasaportë biometrike, që kanë certifikimin e dy vaksinave të kryera, të paktën 14 ditë përpara udhëtimit, hyjnë në Spanjë pa asnjë kufizim. Autoritetet sanjolle njohin të gjitha vaksinat e aprovuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Dozat e vaksinave të njohura nga autoritetet e Spanjës përfshijnë Pfizer-, Moderna, AstraZeneca, Janssen, Sinopharm dhe Sinovac-CoronaVac.  Pra me përjashtim të personave që janë vaksinuar me vaksinën ruse ‘Sputnik V’ në vendin tonë të gjithë të tjerët mund të udhëtojnë drejt Spanjës.

Fëmijët e pavaksinuar gjithashtu do të lejohen të hyjnë në Spanjë për sa kohë që ata po udhëtojnë së bashku me prindërit e tyre të vaksinuar. Rregulli zbatohet vetëm për fëmijët deri në moshën 6 vjeç. Fëmijët më të madhej, duhet të kenë patjetër me vete rezultat negativ të testit COVID-19, të 72 orëve të fundit.

Klan News