Spanja kampione e botës në basketboll

Spanja kampione e botës në basketboll

16:25 15/09/2019

Spanja u shpall kampione bote në basketboll për meshkuj. Përfaqësuesja spanjolle fitoi finalen me Argjentinën me rezultatin 95 – 75, ku kryesoi gjatë të gjithë sfidës.

Spanja kështu rikthehet te titulli botëror pas 13 vitesh. 

Franca e mbylli me medaljen e bronzit botërorin që u zhvillua në Kinë.  Suksesi 67 – 59 ndaj Australisë u arrit vetëm në minutat e fundit të sfidës.

Tv Klan

LAJMET
Të ngjashme

KPT
KPT
UKT