spanja

Spanja është në festë për titullin kontinental në basketboll për meshkuj. Skuadra iberike triumfoi me rezultatin 80 – 63 në finalen me Lituaninë e zhvilluar në Lilë. Spanja është udhëhequr drejt suksesit nga kapiteni Pau Gasol, i cili realizoi 25 pikë në këtë takim. 35-vjeçari u përzgjodh edhe lojtari më i mirë i turneut dhe është po ai që kryeson renditjen e pikëshënuesve. Spanjollët e zotëruan sfidën duke treguar se ishin ata që duhet të triumfonin. Ky është titulli i tretë Europian për Spanjën pas atyre të marrë në 2009 dhe 2011.

Tv Klan