Në një takim të anëtarëve për Politikë të Jashtme të BE-së në Bruksel, ku anëtarët ishin informuar rreth zhvillimeve mbi dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, ka pasur vende që kanë shprehur pakënaqësi që nuk janë pjesë e këtij procesi.

Spanja dhe vende tjera të Grupit të Visegradit, kanë kërkuar që të përfshihen në dialog. Spanja dhe këto vende kanë bërë vërejtje se procesi nuk është transparent dhe për shkak të mungesës së tyre ata kanë përshtypjen se marrëveshja për normalizim të marrëdhënieve mes dy vendeve është i përshpejtuar dhe sekret./klankosova