Qeveria do të adresojë këtë çështje në samitin e kësaj jave duke kërkuar uljen e numrit të emigrantëve që vijnë nga Maroku

Spanja po e zhvendos politikën e saj të jashtme drejt Afrikës, ndërkohë që lobon në BE dhe NATO për mbështetje për të adresuar migracionin, i rënduar nga pushtimi në Ukrainë.

Qeveria spanjolle do të përdorë samitin e NATO-s të 29-30 Qershorit në Madrid për të adresuar çështjen e saj dhe ka të ngjarë të kërkojë rritje të ndarjes së inteligjencës nga aleanca, përfshirë çështjet që lidhen me migracionin e paligjshëm.

Edhe përpara pushtimit rus të Ukrainës më 24 Shkurt, kryeministri socialist Pedro Sanchez kishte ringjallur një strategji të miratuar nga qeveritë e mëparshme për të punuar me partnerët afrikanë për të frenuar migracionin dhe për të trajtuar shkaqet kryesore si paqëndrueshmëria dhe ndryshimet klimatike.

“Maroku duhet të ndryshojë profilin e marrëdhënieve ndërkombëtare, ta theksojë atë dhe të propozojë një ndryshim në marrëdhëniet me Spanjën për të siguruar që në këtë kohë konflikti ardhja e njerëzve do të duhet të ishte më e ulët. Në këmbim, Spanjës iu kërkua, ndër të tjera, të ndryshojë marrëdhëniet e saj diplomatike. Spanja e ka pranuar këtë dhe kjo po çon në shumë ndryshime gjeopolitike dhe do të çojë në shumë ndryshime në kufijtë dhe situatën e emigrantëve në Saharanë Perëndimore dhe Marok”.

Spanja, fqinjët e saj jugorë dhe zyrtarët e BE-së janë gjithnjë e më të alarmuar se një krizë urie e përkeqësuar nga ndërprerja e eksporteve të grurit të Ukrainës do të shkaktojë migrim kaotik nga rajonet Sahel dhe sub-Sahariane të Afrikës, me numra tashmë në rritje këtë vit.

Vetëm gjatë javës së kaluar të paktën 23 emigrantë humbën jetën pas përleshjeve me forcat marokene të sigurisë kur rreth 2,000 njerëz u përpoqën të kalonin në enklavën e Afrikës Veriore. Maroku në javët e fundit ka ashpërsuar masat e kontrollit pas qasjes së re diplomatike të Spanjës. Vdekjet në Marok “janë një simbol tragjik i politikës europiane, thanë në një deklaratë të grupet e të drejtave të njeriut duke përfshirë Shoqatën Marokene dhe organizatën spanjolle të migracionit Ëalking Borders.

Migrimi nga deti në Ishujt Kanarie, një tjetër pikë hyrëse e rrezikshme, por popullore në Europë, u rrit me 51% midis Janarit dhe Majit të këtij viti krahasuar me vitin e kaluar, treguan të dhënat spanjolle. Spanja përdoret si një portë për në Europë nga emigrantët nga kontinente të tjera, duke përfshirë Afrikën dhe Amerikën Latine. Megjithëse është kryesisht një vend tranzit, rritjet e mëparshme të mbërritjeve i kanë vënë burimet e tij kufitare nën presion të madh.

Klan News