Schick realizon nga 45.5 metra golin për Çekinë

Spanja edhe pse e mbajti topin 85% të kohës dhe bëri 917 pasime nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola ndaj Suedisë në sfidën e parë në këtë Europian. Një ndalesë e përfaqësueses spanjolle që krijon shqetësim. Pjesa pozitive është aktivizimi i Pedri. 18 vjeç e 201 ditë vendosi një rekord për lojtarin më të ri të aktivizuar me Spanjën në një Europian apo Botëror. Talenti i Barcelona la pas Cesc Fabregas.

Çekia falenderoi Patrik Schick për fitoren 2-0 ndaj Skocisë. Një nga golat u realizua nga 45.5 metra largësi. Schick goditi 5 herë portën e skocezëve. Kaq shumë nuk e ka bërë deri më tani asnjë lojtar në Euro 2020.

Polonia u mund 2-1 nga Sllovakia, ndërsa zhvilloi shumë minuta me 10 lojtarë për shkak të një kartoni të kuq. Szczesny ishte protagonist i një autogoli. Hera e parë që i ndodhte një portieri në fazën finale të Europianit.

Tv Klan