Një fitore e lehtë e Spanjës 4 – 1 ndaj Izraelit në sfidën e luajtur në Gijon. Ekipi që udhëheq Grupin G së bashku me Italinë, ku ndodhet edhe Shqipëria, tregoi edhe një herë se është pretendenti kryesor për tu kualifikuar direkt në finalet e Kupës së Botës 2018.

Skuadra e Lopetegui shënoi gjatë pjesës së parë me David Silva e Vitolo, një dominim absolute i spanjollëve ku patën edhe mundësi të tjera për gol.

Pas pushimit ishte Diego Costa, i cili i dha një tjetër goditje skuadrës izraelite. Refaelov ndezi më gol shpresat e Izraelit, por Isco garantoi fitoren duke realizuar pak minuta para fundit.

Në takimin tjetër të grupit i zhvilluar në Vaduz, Maqedonia mundi Lihtenshtejnin me rezultatin 3 – 0. Këto ishin edhe pikët e para për përfaqësuesen maqedonase në kualifikueset e Botërorit 2018.

Tv Klan