Për herë të dytë radhazi, Spanja eliminon në gjysmëfinale Italinë të Ligës së Kombeve, duke treguar dominancë në derbin mesdhetar. Në takimin e 40 mes dy kombeve, Spanja triumfoi 2-1 për të garantuar finalen e madhe të së Dielës ndaj Kroacisë.

Iberikët morën shumë shpejt frenat e lojës, me Pino që shënoi pas 3 minutash. Reagimi i italianëve erdhi pak minuta para fundit të pjesës së parë, me Immobile që përktheu në gol një 11 metërsh. Dominimi spanjoll vazhdon edhe në fraksionin e dytë, por rastet e krijuara u konkretizuan vetëm në minutën e 88-të, aty ku Joselu përfitoi nga një goditje e Rodrit për të nxjerrë jashtë Italinë.

“Padyshim që ndihem shumë i kënaqur dhe krenar, sepse mendoj se luajtëm një ndeshje të nivelit të lartë. Do të luajmë një finale kundër një kundërshtari të madh si Kroacia. Le të shkojmë, morali është në nivele të larta.”

I zhgënjyer për këtë paraqitje u shfaq trajneri i kombëtares italiane, Roberto Mancini.

“Spanja e meritonte të fitonte. U munduam të godasim kundërshtarin, por nuk ia arritëm. Ndoshta na duhej një mënyrë tjetër e lojës.”

Tre herë kampionët e Europës do të përballen me Kroacinë të dielën për trofeun e tretë të Ligës së Kombeve. Ndërkohë, Italia sfidon Holandën për vendin e tretë.

Klan News