Numri i vdekjeve më i lartë se në Kinë

Numri i të vdekurve nga koronavirusi në Spanjë ia kaloi zyrtarisht Kinës këtë të mërkurë, duke u kthyer kështu në shtetin e dytë në botë me më shumë viktima.

Të dhënat e reja nga Ministria spanjolle e Shëndetësisë flasin për 3,443 të vdekur, një rritje me 738 persona në vetëm 24 orë. Kjo është shifra më e lartë qëkur virusi goditi Spanjën.

Numri i përgjithshëm i rasteve u rrit në 47,610 nga 39,673 që ishte të martën.

Spanja vjen tashmë pas Italisë sa i përket numrit të të vdekurve nga koronavirusi i ri. Numri i viktimave në Itali deri në këto momente është 6,820, ndërsa në Kinë 3,285./tvklan.al