Trajneri i Spanjës, Luis de la Fuente bëri të ditur këtë të hënë listën paraprake me 29 lojtarët në prag të Euro 2024. Nga ky grup De la Fuente duhet të vendosë të largojë 3 futbollistë deri më 7 qershor kur UEFA do të kërkojë emrat përfundimtarë.

Surprizë është grumbullimi për herë të parë i mesfushorit me tipare sulmuese Ayoze Perez i Betis, ndërsa është lënë jashtë Ansu Fati i Barcelona. Befasitë e tjera sipas mediave në Spanjë janë edhe Nacho, Aleix, Fermin e Llorente.

Trajneri i përfaqësuese spanjolle, kundërshtare e Shqipërisë në Europian tha se të gjithë i kanë shanset e barabarta për të qenë në Gjermani. Sipas Luis de la Fuente kjo listë është ndërtuar që të minimizohet çdo rrezik nga lëndimet e mundshme gjatë përgatitjeve që do të nisin të shtunën.

Tv Klan