Spanjë do të luajë me Rusinë, ndërsa Portugalia dhe Urguajin në fazën e 1/8. Këto përballje u përcaktuan pas ndeshjeve të fundit në Grupin A dhe B. Spanja arriti një barazim dramatik 2 – 2 me Marokun që tregoi një lojë të denjë. Përfaqësuesja spanjolle vuajti shumë, duke marrë 1 pikë me golin e shënuar në fund nga Aspas.

Vendi parë për Spanjën që ka 1 gol më shumë se Portugalia që rrezikoi shumë në përballjen me Iranin. 1 – 1 përfundoi takimi tjetër i Grupit B ku Cristiano Ronaldo gaboi në goditjen e penalltisë e pritur nga Beiranvand. Në sfidat e Grupit A, Uruguaji e mbylli në krye falë fitores 3 – 0 me Rusinë. Një rezultat tjetër pozitiv për amerikano-jugorët që nuk pësuan asnjë gol në 3 takime. Rusia mbeti me 10 lojtarë në fushë prej minutës së 36’ pas daljes me karton të kuq të Smolnikov.

Në sfidën tjetër të Grupit A, Arabia Saudite mundi me përmbysje 2 – 1 Egjiptin që e mbyll pa pikë këtë botëror. Portieri egjiptian Essam El Hadary me praninë e tij në fushë vendosi rekordin e më të moshuarit në një botëror, 45 vjeç e 161 ditë. Fitorja e Arabisë Saudite u përcaktua nga një gol në kohën shtesë.

Tv Klan