Qeveria synon të tërheqë punëtorët në distance dhe që nxjerrin 20% të të ardhurave me një lejë qëndrimi  1 vit

Spanja planifikon të lëshojë viza “nomade dixhitale” duke u dhënë britanikëve dhe qytetarëve të tjerë jo-BE shansin për të punuar dhe për të shijuar një kosto më të ulët jetese.

Vizat do t’u ofrohen njerëzve që punojnë në distancë për sipërmarrje dhe që nxjerrin maksimum 20% të të ardhurave të tyre nga firmat spanjolle.

Duke qenë se ligji nuk është miratuar ende, ka ende disa detaje për t’u hartuar, por pritet që viza  në thelb një leje qëndrimi  të jetë fillimisht e vlefshme për një vit, e rinovueshme deri në pesë vjet në varësi të rrethanave të aplikantit. Të afërmit e ngushtë, si bashkëshortët ose fëmijët, do të kenë të drejtë t’i bashkohen aplikantit.

Nomadë dixhitale janë personat që punojnë në distancë pa qenë e nevojshme që të përdorin zyra.  Aplikantët duhet të jenë nga jashtë Zonës Ekonomike Evropiane dhe të jenë në gjendje të demonstrojnë se kanë punuar në distancë për të paktën një vit. Ata duhet të kenë një kontratë pune ose, nëse janë të pavarur, të tregojnë se kanë qenë të punësuar rregullisht nga një kompani jashtë Spanjës.

Për katër vitet e para ato do të tatohen me 15%, në vend të normës bazë standard që është prej 25%. Spanja i bashkohet 15 vendeve të tjera evropiane që ofrojnë disa versione të një vize nomade dixhitale.  Në Kroaci, aplikantët duhet të fitojnë të paktën 2,300 € në muaj, në Estoni 3,500 €, në Islandë 7,100 € dhe në Portugali vetëm 700 €. Mendohet se Spanja do të vendosë të ardhura minimale mujore prej rreth 2000 €.

Greqia prezantoi një ligj nomad dixhital në tetor 2021, duke ofruar rezidencë nga një deri në tre vjet dhe aplikantët duhet të kenë të ardhura mujore prej 3,500 €. Madridi, Valencia dhe Barcelona janë tashmë të njohura në mesin e nomadëve dixhitalë të BE-së, me këtë të fundit që rezulton një destinacion i favorizuar për startup-et pasi qyteti aspiron të bëhet një qendër teknologjike dhe më pak e varur nga turizmi.

Klan News