Lejohen turistët e vaksinuar dhe ata me test negativ PCR

Spanja hapi kufijtë e saj për turistët e vaksinuar nga e gjithë bota, me shpresën se mbërritja e turistëve do të rigjallërojë sektorin shumë të rëndësishëm të turizmit i dërmuar nga pandemia e koroanvirusit.

Spanja është një destinacion i sigurt, në përpjekje për të fituar vendin si lider i turizmit global,” tha ministrja e Shëndetësisë CarolinaDarias.

Europianët e pavaksinuar mund të hyjnë në Spanjë me një test negativ PCR të Covid-19 i kryer në 72 orët e fundit dhe gjithashtu në aeroporte mund të kryhet një test i shpejt i antigjenit.

Ndërkohë Britania nuk e ka hequr ende Spanjë nga lista e vendeve me rrezik, që do të thotë se turistët britanikë do të duhet të qëndrojnë në karantinë kur të kthehen në atdhe. Britanikët zakonisht përbëjnë kontingjentin më të madhe të turistëve në Spanjë. Gjatë vitit 2019 një e pesta e 83.5 milionë turistëve që erdhën në Spanjë ishin nga Mbretëria e Bashkuar.

Pavarësisht kësaj, bizneset e sektorit të turizmit shpresojnë shumë për një rikthim të vizitorëve këtë vit. Sipas agjencive turiste, javët e fundit kanë marrë kërkesa nga operatorët e Britanisë, Francës dhe Gjermanisë, tre prej tregjeve kryesore të Spanjës.

Në mbarë vendin nga Costa del Sol deri në ishujt Canary, hotelet, restorantet dhe linjat ajrore rifilluan punën pas rënies së madhe që shkaktoi pandemia. Nga kjo javë Spanja do të lejojë edhe ankorimin e anijeve të mëdha turistike. Qeveria spanjolle shpreson që deri në fund të vitit të mirëpresë 45 milionë turistë.

Klan News