Federata spanjolle shkarkon Trajnerin

Presidenti: Më njoftoi pesë minuta para firmosjes me Realin

Julen Lopetegui nuk është më trajner i Kombëtares Spanjolle të Futbollit. Pak minuta pas njoftimit zyrtar nga Real Madrid se ai do të ishte pasuesi i Zinedine Zidane, Federata Apanjolle e Futbollit vendosi shkarkimin.

“Nuk kishim asnjë informacion për kontratën e tij me Realin. Vetëm 5 minuta para se të bëhej njoftimi zyrtar nga klubi trajneri më telefonoi për të më dhënë lajmin. Por Federata dhe Kombëtarja është ekipi i të gjithë spanjollëve dhe duhet të merrnim një vendim, sepse kjo nuk është mënyra e duhur e sjelljes”, tha Luis Rubiales.

 Presidenti gjithsesi tha se nuk ndjehej i tradhtuar

“Federata u përjashtua nga pjesëmarrja në këtë ngjarje. Këtë nuk mund ta linim të kalonte. Lopetegui është një profesionist i shkëlqyer, por gjerat nuk bëhen kështu. Fola me futbollistët dhe më kuptuan. Ata do të japin gjithçka në ndeshjet e ardhshme pavarësisht kësaj që ndodhi.”

 Federata po punon për të zëvendësuar Lopeteguin, i cili kishte rinovuar me federatën vetëm pak ditë më parë. Presidenti pranoi se ka shumë punë për të bërë në dy ditë dhe se i duhet të përballet me një problem mjaft të komplikuar.

 Julen Lopetegui, e drejtonte Spanjën që prej korrikut në 2016. Si futbollist ai ka luajtur vetëm një ndeshje me Real Madrid ndërsa si trajner ka drejtuar ekipin B në sezonin 2008 – 2009.

Tv Klan

Kategori
SportTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*






Emisione