Titulli olimpik për femrat do të diskutohet mes Suedisë e Kanadasë

Brazili kampion olimpik në fuqi në futboll për meshkuj do të mbrojë titullin në olimpiadën e Tokios në përballjen me Spanjën.

Seleçao me kapiten 38-vjeçarin Dani Alves kaloi Meksikën pas penalltive. 120 minuta lojë u mbyllën pa gola. Te 11-metërshat shënuan të gjithë brazilianët, ndërsa gabimet eliminuan meksikanët.

Spanja mundi me rezultatin 1 – 0 pas pjesëve shtesë vendin organizator Japoninë. Te femrat finalja do të luhet mes Suedisë dhe Kanadasë.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës 4 herë kampionë olimpike do të përballen për bronzin me Australinë. Kjo është finalja e parë për vajzat kanadeze dhe e dyta për suedezet.

Tv Klan