Dhjetra aktivistë të të drejtave për kafshët kanë protesuar përpara një sheshi në Spanjë kundër ndeshjes së demave, sepse sipas tyre këto kafshë torturohen për të bërë spektakël.

Aktivistët ishin veshur vetëm me të brendshme të zeza dhe ishin mbuluar me gjak falsë.

Grupi kërkoi ti jepej fund traditës së ndeshjes me dema që është një nga sportet me audiencën më të madhe në Spanjë dhe bën pjesë në trashgiminë kulturore.

Burrat dhe gratë që protestuan në shesh përdorën bojë të kuqe për të simbolizuar vuajtjet e demave ndërkohë që shpërndanë para fallco për të simbolizuar paratë që bëhen nga ndeshja e tyre./tvklan.al