Jesus Angel Garcia vendos rekord për atletikën

Jesus Angel Garcia hyri në histori si sportisti që ka më shumë pjesëmarrje në garat e atletikës në Lojërat Olimpike. 51-vjeçari spanjoll i cili mori pjesë në 50 kilometra ecje sportive zhvilloi olimpiadën e tetë dhe e fundit.

E para ishte ajo e Bacelonës 1992. Gjithsesi në kaq shumë përfaqësime Jesus Angel Garcia nuk ka marrë asnjë medalje dhe rezultati më i mirë ishte në Pekin 2008 ku u rendit i katërti. Angazhimi i tij duhet vlerësuar si një atlet që nuk u dorëzua kurrë.

Ndërkohë ai që mban rekordin për më shumë pjesëmarrje në olimpiada është kanadezi Ian Millar. Sportisti i hipizmit numëron 10 edicione të Lojërave Olimpike nga 1972 deri në 2012.

Tv Klan