SPAR Albania vazhdon të udhëheqë tregun e retail-it në Shqipëri, duke ofruar shërbim të jashtëzakonshëm dhe një eksperiencë blerjeje që i bën konsumatorët të rikthehen gjithmonë për më shumë.

Rrjeti i mirënjohur i supermarketeve zgjeron praninë e tij në jug të vendit, me hapjen e hipermarketit të parë në qytetin e Fierit.

Ky investim pritet të transformojë përvojën e blerjeve për konsumatorët, duke sjellë jo vetëm produkte cilësore, por edhe një gamë të gjerë zgjedhjesh me çmime konkurruese.

Një tjetër avantazh i këtij hipermarketi janë mbi 50 vendet e parkimit të dedikuar për konsumatorët, sëbashku me pikën gatimi të freskët, ku klientët mund të shijojnë ushqime të shijshme gjatë vizitës së tyre.

“Përmes këtij investimi të rëndësishëm, angazhohemi të ofrojmë një përvojë blerjeje si kurrë më parë dhe të kontribuojmë në zhvillimin ekonomik të kësaj zone. Me një sipërfaqe prej 2000 m² dhe mbi 10,000 artikuj që plotësojnë çdo kërkesë, ky hipermarket sjell ambiente moderne, çmime konkurruese dhe shpërblime për klientët besnikë përmes Kartës Happy. Gjithashtu për katër ditët e ardhshme, nga 5 deri më 8 Prill, qytetarët e Fierit do të mirëpriten me: Super oferta, Aktivitete festive si dhe për 300 klientët e parë do të dhurohen kupona blerjeje me vlerë 2000 ALL për pazaret e tyre në këtë hipermarket”, tha Redona Kalaja, drejtuese e Departamentit të Marketingut, SPAR Albania.

Përveç hyrjes në tregun e Fierit, SPAR Albania ka vazhduar me një zgjerim të shpejtë dhe ambicioz në javët e fundit, duke hapur dhe 2 pika të reja në kryeqytet.

Aktualisht, rrjeti operon me 90 markete dhe 4 hipermarkete në të gjithë vendin dhe synon të dyfishojë numrin e pikave të shitjes brenda tre viteve të ardhshme.

Me mbi 50,000 vizitorë çdo ditë, SPAR Albania është bërë tashmë një pjesë e pandashme e jetës së shqiptarëve.

Tv Klan