Spartak Braho intervistë për kërkesën e kthimit të imunitetit të deputetit Azem Hajdari. Sipas Brahos kjo kërkesë pas vdekjes së tij është e pakuptimtë dhe nuk mund të përdoret për ulje tensionesh në politikë. Ai shprehet se partitë politike duhet të ulen në tryezë për bisedime.

Kërkesa për kthimin e imunitetit të ish deputetit Azem Hajdari në kuptimin juridik nuk ka sfond. Uljen e tensioneve politike ju shërben thirrja e Sabri Godos për t’u ulur partitë politike në tryezë. Aleanca për Shtetin duhet t’ja bëje këtë ftesë PD-së. Por unë gjykoj se përsa kohë që në krye të Partisë Demokratike është Sali Berisha këto thirrje do të mbeten një zë në shkretëtirë.” -tha ai./tvklan.al