Spartak Koka prezanton risitë që sjell tvklan.al për publikun

Posta

Spartak Koka prezanton risitë që sjell tvklan.al për publikun

19:15 14/10/2019

I ftuar në emisionin “Rudina”, drejtuesi i departamentit të web tvklan.al, Spartak Koka

Tv Klan ka sjellë një risi në faqen e saj web. Prej Shtatorit, kjo faqe vjen me një dizajn të ri, lehtësisht të aksesueshëm nga çdo qytetar nëpërmjet telefonit apo kompjuterit. Brenda faqes tvklan.al, tashmë mund të gjejmë gjithcka që transmetohet në ekranin e Tv Klan, Klan Plus, ABC News, Klan Maqedoni.

Për të folur më tepër për optimizimet e faqes së tvklan.al, në emisionin “Rudina” në Tv Klan ka qenë i ftuar drejtuesi i departamentit të tvklan.al, Spartak Koka.

Spartak Koka:Rritja e mëtejshme e audiencës në tvklan.al por dhe rritja  e ndjekësve në rrjetet sociale dhe platformat online, na vendosën para sfidës për të përmirësuar më tej performancën motorrike, funksionaliteteve dhe dizajnit të website tvklan.al për t’iu përgjigjur më mirë shqiptarëve në të gjithë botën”.

Për herë të parë një medium online shqiptar do t’u ofrojë lexuesve dhe shikuesve mundësinë për të gjetur online, me një motorr kërkimi të thjeshtë dhe funksional, gjithçka ka transmetuar Tv Klan që nga Gushti i vitit 1998. Arkiva e 21 viteve të Tv Klan është një pasuri e vyer dhe unikale e historisë së tranzicionit shqiptar. Çfarë është prodhuar në Tv Klan që prej vitit 1998, do të jenë online (video, tekst, foto) në tvklan.al si një vlerë e shtuar e seriozitetit, kredibilitetit dhe cilësisë që Televizioni Klan dëshiron t’u përcjellë të gjithë shqiptarëve anë e kënd botës.

Spartak Koka: Meqënëse Tv Klan është pasuri kombëtare e të gjithë shqiptarëve dhe arkiva online nga viti 1998 do të jetë një kontribut i jashtëzakonshëm që z. Frangaj ka vendosur t’iu ofrojë shqiptarëve për t’u aksesuar nga cdo qytetar që ka në disponim një kompjuter, një tablet apo nga celulari. Veçanërisht do t’u shërbejë për t’u përdorur akademikëve, historianëve, studiuesve të fushave të caktuara, studentëve, gazetarëve, politikanëve dhe cdo qytetari kurioz për të shkuarën e largët dhe të afërt të Shqipërisë. Si një memorie e avancuar  dhe lehtësisht e përdorshme, mjafton vetëm me një klik, duke zgjedhur një topik të caktuar, një fjalë kyce, apo një emër dhe mund të gjesh brenda pak sekondash atë çka të nevojitet nga arkiva Video, audio, tekst dhe foto e Tv Klan. Për ta bërë sa më miqësor dhe më interaktiv websitin e Tv Klan, jemi bazuar dhe tek eksperiencat më të mira dhe më moderne të websiteve për vitin 2019”.

Risitë në tvklan.al lidhen me një dizajn të thjeshtë, përmbajtje të larmishme dhe lehtësisht të aksesueshme. Jo vetëm kaq, por edhe rritje e ndërveprimit me platformat e tjera online duke u krijuar mundësinë lexuesve që të gjejnë në kohë reale lajmet apo programet edhe në rrjetet Facebook, Youtube, Instagram dhe Twitter.

Spartak Koka gjithashtu ka falenderuar edhe ata që kanë ndihmuar dhe mbështetur risinë e re në webin e tvklan.al.

Spartak Koka: Kemi punuar për disa muaj dhe gjej rastin të falenderoj zotin Frangaj për mundësinë që na dha dhe për iniciativën që kishte për të bërë një risi edhe në pikëpamjen e arkivës, zonjën Eglantina Lanaj që ka qenë një udhërrëfyes i rëndësishëm i pjesës së përgatitjes por edhe modeleve që kemi marrë trendet e 2019 për t’i implementuar në webin e ri, dhe kompaninë kosovare Cinger të drejtuar nga Hekuran Doli, e cila na ka ndihmuar që të gjitha idetë që ne kishim t’i pasqyronim dhe përcillnin nga ana teknike dhe vizuale më së miri. Me qëllim që të përmirësonim dhe lehtësonim përdorshmërinë, rritjen e kënaqësisë dhe besnikërinë e ndjekësve të Tv Klan, rritjen e kënaqësisë që i jepet në ndërverpim lexuesit dhe shikuesit të tvklan.al, menduam se duhet të vinim me një dizajn të ri dhe një motor funksionimi më cilësor. Më lejo të bëj një falenderim të veçantë për stafin, jemi të paktën 15 veta që po jemi në këtë nismë“. /tvklan.al


Reklama
Grupi
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
Grupi
UKT