“I kërkova të merrja pjesë në vrasje se kisha mbetur pa lekë, e ndjeva veten të përdorur”

Talo Çela dhe Nuredin Dumani, të konsideruar si vrasës me pagesë, dikur kanë qenë miq të ngushtë ndërsa prej disa vitesh tentojnë të vrasin njëri-tjetrin apo bashkëpunëtorët e tyre.

Nuredin Dumani u arrestua para më shumë se 1 muaji, ndërsa Talo Çela vijon të jetë në kërkim nga policia si një nga personat më të rrezikshëm.

Gazetari Spartak Koka, i ftuar në emisionin Opinion, ka zbardhur pjesë të dëshmisë që Nuredin Dumani ka rrëfyer përpara hetuesve të SPAK, si i penduar i drejtësisë dhe që ka treguar shumë ngjarje kriminale.

Në këtë rrëfim të tij, ndër të tjera i jepet përgjigje edhe pyetjes përse është prishur miqësia midis Nuredin Dumanit dhe Talo Çelës?

“Ne kemi bërë pyetje vazhdimisht gjatë këtyre viteve përse është prishur miqësia e Nuredin Numanit me Talo Çelën, dy shok të ngushtë dhe ai jep sqarimin në këtë dëshmi. Pas vrasjes së Andi Zylyfit, djalit të hallës së Erion Alibej. Në vitin 2019-të pasi kam dalë nga burgu më ndodhi një konflikt me Talo Çelën pas vrasjes së Andi Zylyfit e ndjeva veten të përdorur për arsyen se Benzi që u përdor për ngjarjen dhe vrasjen mua ma kishin falur. Unë po e mbaja ta shfrytëzoja për një ngjarje tjetër, grabitje ose vrasje dhe këto ma kërkuan duke thënë se i duhej shpejt se do kryenin vrasjen e Andi Zylyfit.

Makina ishte Mercedes – Benz E Class ngjyrë gri të cilën e kam patur te garazhdi. Kjo makinë ka ndryshuar ngjyrë 3 herë tek servisi i Dorjan Shkozës, këtu na lidhet edhe vrasja e Dorjan Shkozës dhe Anxhelo Avdias, të cilët ne i lidhnim vetëm me pjesën e grabitjes së Rinasit. Por në të vërtetë ata kanë qenë pjesë e infrastrukturës së mirëmbajtjes së gjithë aktivitetit kriminal të grupit. Unë i kërkova Talos të merra pjesë në vrasje pasi kisha mbetur pa lekë, por ai më tha nuk të fus dot se është në pjesë Mir Haxhia, një nga vëllezërit që mbeti i vrarë në zonën e Nishtullave dhe Altin Doci, i dyshuar për vrasjen e vëllezërve Haxhia.

Ata kanë marrë kaparin, Talo më tha se do ta zëvendësonte makinën pasi të mbaronte ngjarja. Makinën nuk ma zëvendësoi dhe nuk më dha as lekët që më premtoi. Këtu fillon përplasja e grupeve. Disa ditë më vonë pas ngjarjes po debatoja me Talon se ngjarja kishte ndodhur në Peqin dhe Policia kishte ardhur në Durrës për kontroll tek shtëpia ime, thërritëm edhe vëllain tim, por s’ka lidhje fajin Talo ja vinte Fatos Gosës, informator i lëvizjeve të Andi Zylyfit.

Është bashkëpunëtor tek të gjitha vrasjet që kanë ndodhur në Elbasan duke filluar nga Indrit Dylgjeri, dy vëllezërit Baho dhe Andi Zylyfi. Pas atentatit të Andi Zylyfit i kam shkuar me urdhër të Talo Çelës, Dine Çamit se këtu janë përplasur fizikisht palët”, ka deklaruar gazetari Spartak Koka në emisionin Opinion në Tv Klan. /tvklan.al