Avokat Spartak Ngjela në një  intervistë me gazetarin Fatos Baxhaku në studion e Lajmeve të TV Klan,  flet pas vrasjes së deputetit demokrat Azem Hajdari. Ngjela flet për njohjen që ka patur me deputetin Azem Hajdari, por edhe për përgjegjësinë që duhet të mbajë shteti për këtë vrasje si dhe zbardhjen e menjëhershme të saj.

“Vrasja e Azem Hajdarit ka të bëje si fillim me momentin njerëzor dhe pastaj atë politik. Azem Hajdari ka qënë simbol i lëvizjes për demokraci, që ka rrëzuar diktaturën. Vrasja e tij tregon se ne po shkojmë thellë në degradimin e shtetit. Qeveria aktuale është e detyruar të zbardhë të vërtetën, për të mos çuar vendin në një situatë kaotike. Kemi vetëm versionin e Partisë Demokratike dhe asnjë përgënjeshtrim deri tani. Shteti duhet të jetë shumë i vëmendshëm në ruajtjen e figurave politike pasi kështu nisin fenomenet e terrorizmave.” – u shpreh ai

Pamje Avokat Spartak Ngjela intervistë në TV Klan në studion e lajmeve./tvklan.al

Gazetar : Fatos Baxhaku