Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Spartak Ngjela:- Ka disa kohë që ligji për teatrin ka dalë në qarkullim si ligj. Natyrisht ende nuk është miratuar nga parlamenti por unë personalisht kam pasur mendime pozitive për të. Edhe në komisionin e ligjeve e kam mbrojtur kur ka ardhur, sepse më duket se është brenda sensit të ecurisë së reformave. Komercializon teatrin, nxjerr shumë aktorë jashtë sferave të pagesës së shtetit etj. Përsa i përketë kësaj që ka ndodhur në TOB, medalja ka dy krahë. Si pasojë e mospëlqimit të ligjit nuk është lejuar të bëhet një shfaqe. Respekti ndaj spektatorit që ka blerë biletën është sublim, i pa kontestueshëm.

Nga ana tjetër unë e shoh se kjo është një goditje për kryeministrin. Nëse do e shohim në sensin politik, një grup brenda PS po godet kryeministrin.

Gazetarja:- Si e mendoni rrugdaljen nga ky kolaps i momentit?

Spartak Ngjela:- Natyrisht rrugdaljen duhet ta gjej kryeministri, në sensin politikë. Unë them se kompromiset mund të jenë një zgjidhje. Deri tani nuk e kanë parë raportin midis institucionit dhe spektatorit.

Gazetarja:- Si mendoni se mund të dalin këta njerëz nga greva e urisë në mënyrë ligjore?

Spartak Ngjela:- Ata kanë një nxitim, jo në kuptimin e grevës, greva është e shenjtë dhe mund ta bëjë çdo njeri. Kërkesa e tyre është kundër drejtorit dhe ligji e rrëzon automatikisht drejtorin. Por unë mendoj se në momentin që ngrihen kundër një ministri janë ngritur kundër qeverisë dhe kryeministrit. Kjo i takon kryeministrit të bëj një kompromis me ta për të dalë nga greva./tvklan.al