Në fillim të Shtatorit priten të ndodhin trazira të ngjashme me ato të 14 Shtatorit të vitit të kaluar. Është kjo deklarata e bujshme e Ministrit të Rendit Spartak Poçi e bërë publike në analizën 6 mujore të Ministrisë së Rendit ku ka qënë i pranishëm dhe Kryeministri Majko.

Organizatorët e këtyre trazirave sipas Poçit janë disa shtriganë politikanë që pas përfundimit të luftës në Kosovë, dëshirojnë të fillojnë një tjetër luftë në Shqipëri. Kjo deklaratë është konfirmuar dhe nga Shefi i SHIK-ut Fatos Klosi dhe Drejtori i Hetimeve në Prokurorinë e Përgjithshme Agim Tirana.

Në analizën 6 mujore të Ministrisë së Rendit pas dy muajve në këtë detyrë Poçi ka paraqitur platformën e tij të luftës antikrim ku theksohet se uniforma blu do të godasin ashpër të gjithë elementët kriminalë që synojnë destabilizimin e Shqipërisë. Në këtë mbledhje gazetarët kanë qënë të padëshiruar për Poçin i cili për largimin e tyre nga salla ka marrë pëlqimin e Kryeministrit Majko./tvklan.al

Gazetar: Vladimir Lame