Një polic i vrarë dhe dy të plagosur nga rrëzimi i helikopterit në ndjekje të kriminelëve. Lajmin e ka konfirmuar me keqardhje Ministri i Rendit Publik Poçi. Lajmin e ka mësuar vetë ai ndërsa po jepte një konferencë shtypi mbi efikasitetin dhe luftën e Policisë kundër krimit.

Nuk dihet se kush ishin të kërkuarit nga policia, dihet se u kërkua ndihma e helikopterit që pas një avarie bie në kodrat e Ndroqit bashkë me policët brenda, ku njëri vdes dhe dy të tjerët plagosen rëndë. Ministri Poçi ka analizuar punën e Policisë në këto tre muaj të drejtimit të tij. Emërimet sipas tij janë bërë në bazë të profesionalizmit.

Do të luftohet korrupsioni brenda radhëve të policisë u shpreh Ministri. Projektligji i Policisë është gati për miratim. Sipas Ministrit edhe metoda e bashkëpunimit midis Prokurorisë, Gjykatës dhe Policisë duhet të ndryshojë./tvklan.al

Gazetare: Holta Zhiti