“Pas vetos, situata e sigurisë në vend është e qëndrueshme”

Ministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut Oliver Spasovski është shprehur i bindur se “vetoja” bullgare për fillim të negociatave me BE-në, nuk mund të cenojë situatën e sigurisë në vend.

Nuk ka dhe nuk do të ketë cenim të sigurisë në vend Nuk ka arsye për këtë, sepse institucionet e shtetit funksionojnë në mënyrë normale dhe të gjitha elementet e sektorit të sigurisë janë orientuar kah mbrojtja e paqes dhe sigurisë”.

Ministri I Brendshëm Spasovski edhe një herë e konfirmoi qëndrimin e Qeverisë se për çështjet identitare nuk është biseduar dhe as që do të bisedohet.

Gjuha dhe identiteti maqedonas janë diçka për të cilët askush nuk ka të drejtë të negociojë, e as që negociohen. Mund të bisedojmë për çështje tjera që janë me interes të përbashkët, por jo për identitetin dhe gjuhën

Këto komente Ministri i Brendshëm Spasovski i bëri gjatë vizitës së stacionit Policor të rinovuar në Zherovjan të Tetovës.

Tv Klan