Pas disfatës në zgjedhjet europiane dhe ato rajonale në Turigji dhe Sanksoni, social-demokratët e kancelarit gjerman, Olaf Scholz kanë siguruar më së fundi një rezultat pozitiv.

Partia Social-Demokrate e qendrës së majtë, në bazë të një sondazhi të realizuar nga transmetuesi publik ZDF, rezulton të jetë fituese e votimeve që u mbajtën këtë të dielë në Brandenburg.

SPD, e cila ka qeverisur shtetin përreth Berlinit që nga ribashkimi në vitin 1990, rezulton të ketë marrë 31.8% të votave dhe pas saj alternativa e ekstremit të djathtë me 29.2%.

Suksesi i SPD-së i jep Scholz-it një epërsi të lehtë në diskutimet e partisë rreth përshtatshmërisë së tij për të qenë edhe një herë kandidati i saj për kancelar për zgjedhjet federale të planifikuara për në Shtatorin e ardhshëm.

Tv Klan