Fansat e këngëtares Britney Spears janë revoltuar për shkak të çmimeve të larta të biletave të koncerteve të saj. Pasi këngëtarja bëri të ditur që do performonte në Mbretërinë e Bashkuar, të gjitha biletat e saj u shitën brenda pak minutash.

Menjëherë faqet online eBay dhe Stubhub i nxorën në shitje biletat e blera për 100 paund, me një çmim marramendës prej 1250 paund. Çmimi i lartë i biletave solli zhgënjimin e fansave të divës së muzikës Pop dhe RnB.

Për këtë arsye, 36-vjeçarja ka vendosur të shtojë edhe një datë në turin e saj, i cili do të mbyllet në Londër më 25 Gusht. Në këtë mënyrë, këngëtarja u ka dhënë një mundësi tjetër fansave që të shijojnë performancat e saj, pa paguar shifra marramendëse parash.

Spears ka shitur mbi 100 milionë albume në rang botëror dhe disa nga këngët e saj më të famshme janë “Oops i did it again” dhe “Baby one more time”.

Klan Plus